Ilir Daja nuk e donte Partizanin e Beogradit në grup

540
Pas hedhjes së shortit të djeshëm për fazën e grupeve në Evropa Ligë, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, e ka quajtur atë shumë të vështirë, sepse përballë ekipit të tij janë skuadra të forta. “E e pritëm me qetësi shortin, e dinim që do të kishim rivalë të vështirë. Prisnim një ekip më me emër në grup, por ky është fati dhe ne do të bëjmë më të mirën. Nuk kemi asgjë për të humbur, ndërsa përballja që ka marrë vëmendjen e të gjithëve, është ajo ndaj Partizanit të Beogradit. Është ekip i vështirë, ku do shpresoj të luhet vetëm futboll, të krijohet vetëm një atmosferë futbolli. Kjo e bën delikate sfidën”, deklaroi dje Ilir Daja.
Sigal