Ilir Daja: Informacionin për kundërshtarin, në fushën e lojës

505
Në konferencën e shtypit dje, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, ka bërë me dije se baza e ekipit në Europë do të jenë lojtarët që ishin pjesë e Skënderbeut në sezonin e kaluar. Ndërsa për ndeshjen e sotme të Ligës së Europës ndaj Sant Hulias, ai thekson se skuadra është në gjendje për të startuar pozitivisht turin e parë të eliminatoreve të Europa Ligë. “Kemi marrë ritmin e duhur në këtë fazë përgatitore, dhe mendoj se grupi është në gjendje për të startuar pozitivisht turin e parë të eliminatoreve të Europa League. Nuk kemi shumë informacione për skuadrën e Sant Julia, e ndoshta kjo është një vështirësi për ne, por informacionin do të mundohemi ta marrim nëpërmjet lojës”. Mendohet që skuadra korçare të fitojë me goleadë sot.
Sigal