Ilir Daja: Episodet dhe policët, “aleatët” e fitores së Partizanit

602
Pas humbjes me Partizanin e Beogradit, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, u shpreh se kundërshtari fitoi prej episodeve, dhe ndoshta skuadra e tij mund të merrte diçka më shumë. Gjithsesi, ai u shpreh se fakti se kishte kaq shumë polici, nuk e bën një ambient të qetë për një ndeshje futbolli. “Ndeshja nuk pati asnjë problem, por kur sheh kaq shumë polici, ky nuk është ambient i pranueshëm për një ndeshje futbolli”, deklaroi fillimisht Daja, i cili më pas i referohet episodeve. “Ne ishim sulmues, nuk reaguam pas pësimit të golit, por nuk duhet që të bënim këtë lloj paraqitje përsa i përket episodeve, jo përsa i përket lojës në tërësi. Pjesë e lojës janë edhe gabimet, ndaj u ndëshkuam nga një gabim i yni dhe një goditje standarte”.
Sigal