Ilir Daja: Asgjë s’është mbyllur, ndeshja e kthmit do kujdes maksimal

835
Nga Agron KAJA
DEKLARATA/ Në prag të ndeshjes së dytë me Kairatin, flet për “Telegraf” trajneri i skuadrëssë Skënderbeut
Gjatë pasdites së djeshme, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, për gazetën “Telegraf” ka treguar synimin e skuadrës së tij për ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës, kundër Kayrat Almati. Për këtë sfidë, Daja theksoi se korçarët do të bëjnë një lojë të ngjashme edhe në takimin e kthimit, pasi asgjë nuk është mbyllur sa i përket kualifikimit për turin e tretë në këtë kompeticion.“Në ndeshjen e parë që luajtëm në Kazakistan, u pa se kundërshtari kishte disa pika të forta. Sikundër ne luajtëm, me atë që dhamë në fushë mund të merrnim më shumë, ose të paktën mund të mos pësonim që në fillim. Gjithsesi, skuadra e ruajti qëndrueshmërinë psikologjike, pavarësisht golit. Megjithatë rezultati i marrë me një kundërshtar të fortë, me gol në fushë kundërshtare, me diferencën prej 4 orësh që ka Shqipëria me Kazakistanin, të gjitha do jenë bonus për ndeshjen e kthimit në Korçë”, kështu theksoi fillimisht trajneri i Skënderbeut, i cili më pas tregoi besim, se në ndeshjen e dytë çdo rezultat është i hapur për të dyja skuadrat. “Ne besojmë, dhe po përgatitemi, që në ndeshjen e dytë do bëjmë të njëjtën gjë, do sulmojmë por do jemi të ekuilibruar. Rezultati na jep qetësi psikologjike, jemi gati për gjithçka, por të shohim në fushë. Ne mendojmë se i kemi shanset, megjithatë, është çdo gjë e hapur 50 me 50”, kështu theksoi fillimishte në deklarimin e tij trajneri i Skënderbeut, i cili mbetet tashmë i fokusuar tek ndeshja e së enjtes në Korçë. “Pavarësisht se u ndeshëm 90 minuta, dhe e njohëm kundërshtarin direkt në fushën e lojës, po punojmë vetëm për ndeshjen e kthimit. Janë edhe dy-tre ditë që të luhet kjo sfidë, të cilën e kemi vlerësuar maksimalisht. Edhe kujdesi do të jetë në këto nivele maksimale, sepse do të bënim gabim të madh nëse e humbim përqëndrimin. Me barazimin, asgjë s’është mbyllur, ndaj nga ana jonë kjo ndeshja e kthmit do kujdes maksimal”. Ndërkohë që, i pyetur nga gazeta “Telegraf” për repartin e vanacuar dhe funsionimin e tij në ndeshjen e parë, tekniku Daja tregoi se një sulmues titpik do ti kishte bërë më shumë punë skuadrës në atë barazim. “Nëse do kishim një sulmues tipik (nënkuptohet Salihi i larguar këtë verë), jo se këta dy që kemi nuk e kryen detyrën, atëherë do të ishim edhe më mirë në fazat përmbyllëse dhe në finalizimin drejt portës së Kairatit”. Ndeshja e kthimit për UEFA Europa Ligë, turi i dytë, mes Skënderbeut dhe Kairat Almaty të Kazakistanit, luhet të enjten 20 korrik 2017, në ora 20:00, dhe fituesja e këtij çifti, ndeshet në turin e tretë me fituesen e çiftit Shemrok Rovers/Mllada Boleslav. Ndeshja do të drejtohet nga arbitra danezë me kryesor 35 vjeçarin Jens Mae.
Kujdesi do të jetë në këto nivele maksimale, sepse do të bënim gabim të madh nëse e humbasim përqëndrimin. Me barazimin, asgjë s’është mbyllur, ndaj nga ana jonë kjo ndeshja e kthmit do kujdes maksimal

FORMACIONI MUNDSHËM
SKËNDERBEU: (1-4-1-4-1)
Shehi
Vangjeli Radas Jashanica Mici
Osmani
Gavazaj Lilaj Nimaga Latifi
Xhejms
LIGA E EUROPËS
Turi i dytë eliminator
Takimi i parë/ Dje, 13.07.2017 
K. Almaty-Skënderbeu
Takimi kthimit/ 20.07.2017 
Skënderbeu-K. Almaty 20:00
Arbitër: Jens Mae (Danimarkë)
Asistentë: H. Larsen, H. Boriç
I katërt: J. Daurbjerg (Danimarkë)
Delegat UEFA: P. Uatebled (Fra)
Vezhgues: T. Mikulski (Poloni)
Shorti turi i tretë/ Grupi 2
Shemrok Rovers/Mllada Boleslav
-Kairat Almati / Skënderbeu
Sigal