Iker Casillas është mirë, të hënën do të dalë nga spitali”

130

“Gjendja e Casillas është e mirë, ka shkuar gjithçka mirë. Ishim të shqetësuar, por për fatin e mirë, Iker është mirë dhe ekipi gjithashtu me të”. Kështu është shprehur Sergio Conceicao, trajneri i Portos, duke folur për gjendjen e portierit spanjoll, i cili vijon të jetë nën kujdesin mjekësor në spital

“Futbolli është pjesë e jetës, por jeta në fakt është gjëja më e rëndësishme mbi çdo gjë”, deklaroi strategu. Ditën e sotme në spital ka shkuar bashkëshortja e tij, Sara Carbonero, dhe presidenti i Portos, Pinto da Costa.

“Është mirë dhe i qetë. Jemi duke ndjekur protokollin mjekësor dhe nuk mund të flasim shumë. Ideja kryesore është që ai të lërë spitalin ditën e hënë. Evolucioni i tij është shumë i mirë dhe do të shkojë sipas planit”, ka shpjeguar bashkëshortja e tij për mediat spanjolle.