Ikardi “kunj” Interit: Ika nga Interi se kishte ardhur momenti për të fituar trofe, më gjykojnë prej Uandës

449
Sigal

Mauro Ikardi i ka lëshuar disa thumbime ish-skuadrës së tij Interit. Në intervistën e fundit, argjentinasi është shprehur se është larguar nga zikaltërit për arsyen se sipas tij kishte ardhur momenti për të fituar trofe. Sakaq, sulmuesi gjithashtu ka theksuar se gjykohet shumë prej lidhjes së tij me Uanda Narën.

“Arrita në vitin tim të shtatë me Interin, ëndërroja të luaja në Champions League me zikaltërit dhe ia arrita.

Por, nuk morëm rezultate të mëdha, në fakt nuk fituam asgjë. Qëndrova, shënova gola, por kishte ardhur koha për t’u transferuar në një ekip ku mund të fitoj tituj. Kishte ardhur koha të isha në një skuadër të mbushur me kampionë, si PSG.

Ata që më njohin e dinë kush jam dhe kjo ka rëndësi. Gjykohem më shumë për jetën personale sesa për atë çfarë bëj në fushë. Por, kjo tashmë zgjat prej shtatë vitesh, prej kur jetoj me Uanda Narën. Ajo është një person i famshëm, por kjo nuk ndikon te unë”, u shpreh Ikardi.