Igli Tare sfidon, në Itali zgjidhet drejtori sportiv i vitit

559
Igli Tare është shpallur drejtori sportiv më i mirë i vitit në Itali, pas votimit të kryer nga media italiane “Tuttomercatoweb”. Ai mori 34.99% të votave, dhe fitoi bindshëm, duke lënë pas emra si Mirabeli i Milanit, apo Auzilio i Interit. “Do të ishte e pamundur të arrinim këto rezultate, pa të gjithë komponentët bashkë. Duhet të komplimentoj stafin, më pas me Simone Inzagin, jemi me fat që kemi mbi 12 vite që punojmë bashkë. Ai është rritur tek të rinjtë, dhe më pas me skuadrën e parë dhe reflekton vlerat e klubit, ndërsa ekipi i tij luan një futboll emocionues. Meritat janë të gjitha të tij”, ka deklaruar Tare në “Tuttomercatoweb”.
Sigal