Igli Tare mendon goditjen e radhës, një tjetër talent shqiptar në listën e tij

380
Sigal

Në vitet e fundit, Igli Tare ka arritur të bëjë disa goditje te Lacio, duke afruar futbollistë të cilët tashmë bëjnë diferencën në Europë. Përveç talenteve të zbuluara nga ai, vëmendje të veçantë kanë marrë edhe futbollistët shqiptarë të cilët kanë qenë të shumtë te Lacio.

Së fundmi, Tare ka nisur të mendojë për goditjen e fundit në këtë merkato janari duke qenë se po tenton të afrojë një tjetër shqiptar në skuadër.

Bëhet fjalë për talentin nga Kosova, Edon Zhegrova për të cilin ka pasur interesime të shumta, madje mediat italiane raportonin se kërkohej edhe nga Milani e Barcelona. ‘Calciomercato’ raporton se 19-vjeçari është prioritet i Lacios në këto orë të fundit, shkruan Vipsport.

Zhegrova që nuk po arrin të gjejë hapësirat e nevojshme në Belgjikë, po mendon që të largohet nga kampionati belg dhe Lacio do të ishte një hap i madh për të.

Vetë Tare u shpreh se po mendon një goditje të fundit dhe se i duhet një sulmues krahu, rol të cilin Zhegrova di ta bëjë mirë, sidomos në krahun e djathë, aty ku Lacio ka nevojë.