Igli Tare, më i miri si Drejtor Sportiv në Serie A

583
Ka disa ditë që në portalin elektronik italian “Tuttomercatoueb”, po kryhet një sondazh për të zgjedhur drejtorin më të mirë sportiv në Serie A. Deri dje, ka qenë Igli Tare, ish-sulmuesi i Kombëtares sonë në periudhën 1999-2012, i cili drejton ekipin e Lacios, që po kryeson, sondazhi i cili vijon. Por, duke ju referuar tabelës së klasifikimit, në raport me disa emra të tjerë që drejtojnë në futbollin italian, Tare me 33.82% të votave ka lënë pas Masimiliano Mirabelin e Milanit, si edhe Xhuzepe Marotën e Juventusit, ndërsa më afërt tij me 26.88% në vendin e dytë vjen Mateo Lauriola i Karpit. Nga lexuesit e këtij portali, Igli Tare është vlerësuar për punën e mirë që ka bërë me drejtimin e skuadrës së Lacios, veçanërisht për formën që ekipi po tregon në këtë sezon, në ndeshjet e Seria A, por edhe në Europa Ligë. Kujtojmë se, në këtë sondazh, në Top 10, janë edhe katër Drejtorë Sportivë të skuadrave në seritë e tjera të futbollit italian.
Sigal