Igli Tare konfirmoi largimin e lojtarit, Interi në “pole” për të firmosur me të

633
Stefan De Vrij nuk do rinovojë kontratën me Lacion. Konfirmimin e dha të hënën në mbrëmje Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios. “Mendoj se do të tërheqim ofertën që i kemi bërë, arsyet do t’i themi më tej”, shpjegoi Tare për “Mediaset Premium”.
“Ai është treguar një profesionist i shkëlqyer, ka dhënë shumë për Lacion, por në fund të sezonit rrugët tona do të ndahen”. Në përfundim të ndeshjes komentoi edhe trajneri Simone Inzagi: “Më vjen keq, sepse është një lojtar i madh. Ka bërë një tjetër zgjedhje dhe ne e mbështesim”.
NDRYSHIM – Fjalët e Tares ishin të papritura, pasi vetë drejtuesi shqiptar pati shprehur besimin për zgjatjen e kontratës jo më larg se një muaj më parë. Gjatë ditëve të kaluara, Lacio dhe “Seg”, agjencia holandeze që kuron interesat e lojtarit, kanë shkëmbyer mesazhe të ndryshme lidhur me detajet e rinovimit për të sistemuar. Akordi nuk është gjetur dhe ultimatumi ka skaduar mbrëmjen e së hënës. Duke lënë kështu të lirë futbollistin që të gjejë rrugë alternative.
SKENARË – Se çfarë do të ndodhë tani mund të parashikohet shumë lehtë: do nisë një “ankand” për ofertën më të mirë për De Vrijn. Interi është me siguri në “pole”, por nuk duhen harruar konsideratat e Barcelonës, Çelsit, Atletikos së Madridit dhe Zenitit. Zikaltrit po punojnë prej muajsh në këtë front dhe fjalët e Tares e afrojnë holandezin, virtualisht, me klubin e Milanos. Kjo sepse Interi dhe menaxherët e De Vrij mendohet të kenë arritur një akord verbal mbi bazën e një kontrate pesëvjeçare për 4.2 milionë euro në vit plus bonuse. Një kontratë e fashës së parë, e mundësuar edhe nga fakti i kalimit në Milano me kosto zero (me përjashtim të komisioneve)
Sigal