Igli Tare i beson Strakoshës, rivali Pandev e përgëzon në fund

597
Igli Tare i del krah Thomas Strakoshës dhe konfirmon besimin ndaj portierit të Kombëtares shqiptare. Drejtori sportiv i Lacios foli për mediat italiane pas barazimit 2-2 në fushën e Xhenoas.

“Ne kemi zgjedhur politikën e të rinjve dhe duhet t’u japim atyre kohën e duhur për t’u rritur e t’u lejojmë ndonjë gabim. Thomasi ka gjithçka që duhet për t’u bërë titullar. Marketi po kalon një moment të vështirë, askush nuk e priste përsëritjen e dëmtimit. Kemi vendosur që ai të mos operohet, duke shpresuar të riaftësohet para fundit të këtij kampionati”, deklaroi Tare.

Ndërkohë, fjalë vlerësimi për 22-vjeçarin shqiptar vijnë edhe nga Goran Pandev, sulmuesi që i shënoi në përballjen e sotme. “Sot e meritonim fitoren, por Strakosha dhe mbrojtësi në minutën e fundit u treguan të zot. Nëse luajmë kështu, mbijetesën e arrijmë qetë-qetë. Ishte ndeshje e madhe në të cilën vumë shpirtin në fushë dhe rikthyem Xhenoan e vërtetë – atë ka mundur ekipe si Milani, Juventusi e Fiorentina”, u shpreh 33-vjeçari maqedonas.
Sigal