Idrizi rikonfirmon Duron, ja vendimi i Administratorit

526
Dje ka qenë një situatë e vështirë për Administratorin e Flamurtarit, Sinan Idrizi, por mbledhja që ai ka zhvilluar me stafin e futbollistët, ka treguar besimin e tij për trajnerin Shpëtim Duro, përpos situatës së dobët që skuadra ka treguar gjatë fazës së tretë. “Ne sot (dje) diskutuam për rezultatet e dobëta, dhe vendosëm që trajneri të vazhdojë punën i qetë. Kemi projekt afatgjatë me Duron”, kështu deklaroi dje Administratori Idrizi për mediat sportive, duke lënë të kuptohet, se pritshmëritë për rezultate pozitive nuk duhet të vonojnë. Në javën e 28-të që do të luhen më 8 prill, Flamurtari pret në Vlorë Skënderbeun, dy skuadra me psikologji të rënduar, por ekstremisht kundër e në favor të vlonjatëve.
Sigal