Icardi: Vizita mjekësore te Real Madrid? Budallallëqe. Jam internist prej Adriano-s e Martins

668
“Vizitat e mia tek Real Madrid? Budallallëqe”. Mauro Icardi i përgjigjet kështu pyetjes së gazetarëve të “Gazzetta dello Sport”, ku më tej vazhdon: “E kam përsëritur kaq shume herë, nuk është momenti për diskutime të kota, nuk e di nga i nxirrni këto lajme. Unë jam i qartë, jam mire në Milano, e dua qytetin, lojën, po shënoj gola dhe jam kapiten i një klubi kaq të madh. Këto janë gjera shume të rëndësishme për mua. Për merkaton mendojnë të tjerët, unë mendoj vetëm për fushën, për të ndihmuar skuadrën. Wanda flet me klubin”.
Flitet për një rinovim me klauzolë të lartë pasi tani e keni shumë të ulet. Dëshironi të qëndroni në Milano?
“Klauzolën e vendos Inter, nuk e di nëse është e ulët apo e lartë. Qëllimi im është i qartë, e përsëris: dua të fitoj me këtë skuadër. Ndërsa në të ardhmen kur të vij momenti i ofertave apo diçka tjetër do flasim me Interin”.
Asnjë titull në këto vite. Gjithmonë Inter në mendjen tuaj, nga lind kjo dashuri për këtë klub?
“Faji i Adriano-s e Martins. Që i vogël zgjidhja gjithmonë Interin në ‘playstation’. Adriano ishte një bishë ndërsa Martins tepër i shpejtë. Por edhe për faktin që kanë luajtur shumë argjentinas të cilët kanë bërë historinë me këtë klub. Nuk jam një tifoz i lindur, por i dua këto ngjyra. Një ditë disa miq të familjes sime shkuan me pushime në Milano dhe morën dy kapele, një të Interit e një të Milanit, kur më ofruan njërën prej tyre nuk u mendova fare por zgjodha menjëherë Interin. Pikërisht në këtë moment u bëra tifoz i klubit zikalter. Ishte një emocion i madh kur Moratti me dëshironte me çdo kusht në Milano”.
Kthehemi në aktualitet: çfarë ka ndryshuar nga viti i shkuar?
“Ka ndryshuar ambienti i skuadrës në çdo aspekt. Një meritë e madhe është e Spalletti-t dhe lidhja e tij me drejtuesit. Ka një personalitet shume të fort që t’a përcjell menjëherë. Na ka ndihmuar shumë si në dhomat e zhveshjes edhe në mendjen e psikologjinë tonë”.
Çfarë do të thotë Juventus – Inter?
“Duhet të tregojmë vazhdimësinë e deritanishme. Nuk jemi të parët rastësisht, por duhet t’a jetojmë atë natë. Gjithsesi vlen 3 pikë dhe nuk duhet t’a harrojmë kurrë. Ne e dimë vlerën e kësaj sfide, prandaj do futemi në fushë me inteligjencë pa humbur objektivin tonë”.
Vitin e shkuar Juve-Inter pati një finale shumë nervoze: të kuq Perisiç, ju u s’kualifikuat për gjuajtjen e topit afër Rizzolit. Çfarë klime do jetë nesër në Torino?
“Boh, nëse ndodh ajo që ndodhi vitin e shkuar misteri na e këput kokën. Tani dimë t’a përballojmë çdo situate. Kemi mentalitetin e duhur për një përballje të tillë”.
Të mëdhatë e kampionatit?
“E reja e këtyre viteve jemi ne, pasi jemi në vendin e parë. Juve, Napoli e Roma kanë disa vite që qëndrojnë në krye. Ne fakt Juve fiton prej vitesh dhe ka diçka më tepër. Ne po e ndërtojmë mirë këtë grup, po fitojmë dhe kemi mundësi përmirësimi, jemi në rrugën e duhur”.
Sigal