Sigal

Kanali italian “TyCSports” raporton se Mauro Icardi nuk do të rinovojë kontratën me Interin, e cila skadon në vitin 2021. Wanda Nara , gruaja dhe menaxheri i sulmuesit, janë takuar me drejtuesit zikaltër, teksa nuk kanë pranuar ofertën e klubit italian.

“La Gazzetta dello Sport” pohon se të dyja palët do të ulen për të negociuar javën e ardhshme dhe se Wanda Nara kërkon një pagë prej 8 milion euro neto, ndërsa Inter do të ofrojë një kontratë të ngjashme me Dybala, prej 7 milionë euro vjetore me shpërblimet e përfshira.

Klubi italian kërkon që të eliminojë edhe klauzolën e shitjes prej 110 milionë euro, duke synuar një kontratë të re deri në vitin 2023. Në total janë tre skuadra që interesohen fort për shërbimet e tij. Në krye të listës qëndron Real Madrid, i ndjekur nga Chelsea. Por, media në fjalë thekson se edhe Juventus qëndron gjithë sy e veshë, gjithsesi kjo alternativë nuk preferohet nga vetë lojtari.