Icardi më në fund bën “paqe” me Interin, nga nesër rikthehet në stërvitje

121

Mauro Icardi ka përfunduar kurën në gjurin e majtë dhe nga nesër do të bashkohet me grupin për t’u vendosur në dispozicion të trajnerit Lucciano Spalletti.

Sulmuesi argjentinas i Interit është jashtë që nga 13 shkurti, kur ju hoq shiriti i kapitenit, pak para transfertës ndaj Rapidit të Vienës. Më pas ka pasur shumë kontradikta dhe deklarata nga të dyja palët.

Icardi do të përpiqet që të rikthehet në formën më të mirë në këto ditë nga ndeshjet e kombëtareve, për të qenë gati më 31 mars në duelin ndaj Lazios. Vështirë që ta nisë nga minuta e parë pas kësaj periudhë të vështirë, por goli i parë do të jetë shumë domethënës.