Icardi drejt largimit nga Interi

389
Sigal

Mauro Icardi së shpejti do të operojë gjurin, kjo e ka detyruar Interin të kërkojnë alternativë tjetër si Edin Dzeko, Romelu Lukaku ose Duvan Zapata për sezonin e ardhshëm.

Corriera dello Sport, shkruan se Icardi ka luajtur tashmë ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Interit.

Pas disa muajve me injeksione ‘vrasëse’ në gju, Mauro ka vendosur të qëndrojë jashtë fushave, deri sa të përfundojë trajtimet mjekësore.

Në përputhje me stafin mjekësor të Interit, ai do të jetë në tavolinën e trajtimit të paktën deri më 7 Mars, pastaj gjuri do të vlerësohet përsëri.

Nëse nuk do të shërohet plotësisht, mund të ketë një operacion për të zgjidhur çështjen një herë e përgjithmonë, gjë që do t’i jepte fund edhe karrierës me Interin.