Ibramoviç nuk e mohon largimin e tij nga PSG-ja

391
Supersulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic, nuk e ka mohuar mundësinë e largimit nga kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini. Është klubi italian, Milani, që po përpiqet që ta rikthejë me çdo kusht suedezin për të forcuar repartin e sulmit për edicionin e ardhshëm, mirëpo lojtari ka edhe një vit kontratë me klubin e tij francez.
“Kam edhe një vit në kontratën time. Unë i përkas PSG-së. Nuk kam ndonjë plan, por gjërat mund të ndryshojnë nga dita në ditë. Nuk mund të them shumë, por unë i përkas PSG-së dhe do të mbetet kështu. Mirëpo, sa më i moshuar që bëhem, më ndryshe mendoj për të zgjedhur ndonjë klub. Tani nuk brengosem vetëm për aspektin e futbollit, por edhe për aspektin e cilësisë së jetës me familjen time. 
Shumë njerëz mendojnë se kriteri i parë është pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve. Por, kjo nuk është e vërtetë. Unë dua të jem te një klub i cili më pëlqen, ku kaloj kohë të mirë dhe kënaqem duke luajtur futboll. Nëse nuk e fitoj Ligën e Kampionëve, më besoni, karriera ime ka qenë magjike gjithsesi. Shikoni historinë time, ajo flet vetë”, ka thënë Ibrahimovic.
Sigal