Ibrahimoviç “sinjal” Europës, ky mund të jetë sezoni i fundit me Los Angeles Galaxy

518
Sigal

Suedezi Zlatan Ibrahimoviç, si duket nuk do të qëndrojë shumë gjatë në skuadrën e Los Angeles Galaxy, të paktën kështu u la të kuptohet nga vetë ai në një intervistë për “LA Times”.

I pyetur nëse do luante apo jo edhe një vit tjetër me skuadrën e tij, ai tha: “Nuk e di, këtë duhet ta diskutoj. Nuk është ky momenti për të diskutuar për këtë. Kjo është diçka që do e diskutoj me klubin”.

Por, në një interviste më një gazetar suedez, Ibrahimoviç ka pranuar se ka pasur oferta edhe nga Europa, duke lënë të kuptohet se ai mund të largohet.

Largimi i Ibrahimovic nga Amerika mund të lidhet me pagën e tij, pasi aktualisht merr 1.5 milionë dollarë, lojtari i katërt më i paguar.