Ibrahimovic rindez “sherrin” me Guardiolën: Trajneri më i papjekur që kam pasur

487
Zlatan Ibrahimovic ka sulmuar sërish trajnerin katalanas Pep Guardiola, duke e cilësuar si të papjekur. Kjo deklaratë e suedezit erdhi pas derbit mes Manchester United e Manchester City, që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-2.
Ibrahimovic iu bashkua Barcelonës në vitin 2009, kur Guardiola ishte trajner i saj, por qëndroi vetëm një vit tek klubi spanjoll pasi nuk mundi të përshtatej me ekipin.
Fajin e dështimit të tij në Camp Nou, shtatlarti i Man. United ia vuri Guardiolës, duke e kritikuar për mënyrën e tij të të sjellurit.
Vitë më parë, duke folur për Sky Sports, Ibrahimovic tha: “Unë futesha në dhomë, ai dilte. Unë shkoja të flisja me të, ai më shmangte. Atëherë e kuptova që kishte diçka përtej futbollit. Që në ditën e parë, ai më tha Barcelona nuk është një klub ku në stërvitje vihet me Ferrari e Porsche”.
Sigal