Ibrahimoviç parashikon kush do të fitojë Kampionatin Botëror: Jam krenar që jam suedez kështu…

591
Sigal

Zlatan Ibrahimoviç vazhdon të befasojë me deklaratat e tij. Kjo duket përsëri kur ai ka parashikuar se kush do ta fitojë Botërorin. Ish-sulmuesi i “djajve të kuq” ka thënë se Suedia do ta fitojë Kupën e Botës.

“E thashë para Kupës Botërore se do të shkojnë larg dhe ndoshta do ta fitojnë atë “, tha të enjten sulmuesi i LA Galaxy.

“Jam shumë i lumtur, krenar që jam suedez, vrapojë me një flamur suedez, kështu që e dëgjoni. Suedia po e merr botën. “Unë e kam shkelur botën, tani Suedia po e bën këtë”- shtoi suedezi.