Ibrahimoviç: Pa mua, nuk mund të ketë Euro 2016!

485
Çdo tifoz i futbollit sigurisht që dëshiron që Zlatan Ibrahimoviç të jetë në Euro 2016, por si do të ishte kjo veprimtari pa të? “E pamendueshme. Nuk dua të humbasë Kampionatin evropian, nuk ka të ngjarë të ndodhë, nuk mund ta mendoj. Për mendimin tim nuk mund të ketë Euro 2016, pa mua që të luaj në të!”, ka theksuar Ibra. “Nuk shkuam në Euro 2016, siç kemi bërë gjithmonë, nga dera kryesore, por do të gjejmë një mënyrë tjetër. Cilido që do të jetë kundërshtari ynë në “play off” do të jetë shumë e vështirë. 

Këto janë ato lloj ndeshjesh që jep 200%. Merr gjithçka, ose dështon, por unë jam i sigurt se ne do të kualifikohemi”, ka vazhduar qendërsulmuesi i Suedisë, shkruan “RTK”. Suedia është pjesë e tetë ekipeve që e mbyllën në vendin e tretë grupin e tyre eliminator dhe do të kenë nevojë për “play off”, muajin e ardhshëm për të marrë katër “biletat” e fundit që të çojnë në “Francë 2016”. Sipas vazove të shortit, kundërshtarët e Suedisë do të jenë: Danimarka, Norvegjia, Sllovenia ose Irlanda.
Sigal