Ibrahimovic e thotë hapur: Gati të rikthehem në Seria A

105

Zlatan Ibrahimovic është një nga futbollistët që i thotë gjërat hapur. Sulmuesi që luan në MLS, është i gatshëm që të rikthehet sërish në Europë, pasi e ndjen se mund të japë ende në nivele të larta.

“Jam gati që të rikthehem në Seri A, 100 për qind për mënyrën se si ndihem dhe se si luaj, por jo vetëm në Itali. Do të shoh mundësitë që do të jenë, por nuk kam asnjë problem. Mund të bëj më mirë se tani.

Ancelotti më do te Napoli? Do trë ishte bukur të stërvitesha nga një trajner si ai”, kështu i është përgjigjur interesimit të “Sky” gjatë inaugurimit të një statuje të tij në qytetin e Malmos në Suedi.