Sigal

Pak ditë më parë “Corriere della Sera” shkruante se Zlatan Ibrahimovic ylli suedez i futbollit, mund të kthehet tek ish-skuadra e tij e Milanit.

Sipas këtyre zërave mësohet se trajneri i kuqezinjve dëshiron që të përforcojë fazën sulmuese ndaj ka menduar rikthimin e suedezet në “San Siro”. I Pyetur rreth një rikthimi të mundshëm në Milano, Ibra nuk ka ngurruar ashtu siç bën vazhdimisht, të japë një nga përgjigjet e tij tipike.

“Ka gjithmonë zëra, pasi e gjithë bota më do”- tha Zlatan Ibrahimoviç teksa u buzëqeshte gazetarëve.