Ia gjejnë adresën, numër i madh i fansave e ‘pushtojnë’ shtëpinë e Salahit

631
Sigal

Ylli i Egjiptit është ballafaquar me një numër të madh të fansave para shtëpisë së tij.

Është raportuar se Mohamed Salah është duke menduar të pensionohet nga Kombëtarja e Egjiptit.

Salah është rikthyer në vendin e tij pas eliminimit nga Botërori me zero pikë, pas nevojës për çlodhje në shtëpinë e tij, atë e ka kapluar një turmë e madhe e fansave para derës së shtëpisë.

Sulmuesi i Liverpoolit ishte shpresa më e madhe e Egjiptit në Rusi, mirëpo forma e tij nuk ishte maksimale pas dëmtimit që mori në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Adresa e shtëpisë së tij është publikuar në Facebook, dhe pastaj ishte e lehtë për ata që donin ta takonin idhullin e tyre.

Rruga e shtëpisë së Salahit është bllokuar e tëra me vetura dhe njerëz të shumtë të cilët qëndruan para shtëpisë së tij.

Salah nuk i la adhuruesit e tij të presin gjatë, ai doli jashtë duke i përshëndetur ata dhe duke nënshkruar autografe për ta.