I vendosi bombë autobusit të Dortmund, atentatori: “S’doja të vrisja, ja pse e bëra…!”

603
Një pranim faji, por jo plotësisht. Më 11 prrillin e kaluar, Sergej W. ka vënë në zbatim atentatin me bombë kundër autobusit të skuadrës së Bundesligës gjermane, Borussia Dortmund, vërtetë, por sot, gjatë procesit ai ka saktësuar se nuk kishte planifikuar as vrasje dhe as plagosje. Dëshironte vetëm të trembte. Në mënyrë të tillë që verdhezinjtë të dilnin nga Champions League. Pikërisht atë ditë, Borussia Dortmund duhej të luante takimin e parë çerekfinal të Champions League kundër Monaco. Kur autobusi i skuadrës u nis nga hoteli në drejtim të stadiumit, tre shpërthimet dëmtuan veç një polici edhe futbollistin e Dortmund, Marc Bartra. U mendua menjëherë për një atentat të ISIS, por më pas u zbulua e vërteta. Fajtori i vetëm ishte Sergej W.
Borussia-Dortmund-bus-bomb-terror-champions-league-607479
Njeriu që kishte për qëllim spekulimet në bursë pas atentatit të Borussia Dortmund, tashmë është i akuzuar për 28 tentativa vrasje. Por, ai nga ana tjetër mbrohet: pranon se ka organizuar gjithçka, por saktëson se nuk kishte për qëllim të dëmtonte njeri. Në orët menjëherë pas atentatit, forcat e rendit nuk kishin përjashtuar pistën ISIS. Më pas u kuptua se fajtori ishte Sergej W. Personi kishte fjetur në hotelin e Borussia Dortmund në një dhomë me dritaren që shihte pikërisht nga vendi ku ndodhi atentati. Rusi me origjinë gjermane u konstatua nga stafi i hotelit, pasi ishte personi i vetëm që nuk u tensionua pas shpërthimeve të atentatit. Përkundrazi, shkoi në restorantin e hotelit për të porositur për të ngrënë.
z_p15-Bus
Sot, gjatë seancës gjyqësore, Sergej dha versionin e tij të fakteve, duke sqaruar motivin që e shtyu të organizonte atentatin. “Nuk doja të vrisja askënd, kam programuar atentatin në mënyrë që askush të mos dëmtojehj. Jam shumë i keqardhur dhe kërkoj falje për atë që ndodhi, por nuk doja të vrisja, vetëm të detyroja Dortmund të dilte nga Champions League”, rrëfeu Sergej, i cili kishte vënë bast 26 mijë euro që aksionet e Borussia Dortmund do të kishin rënë. Do të mund të kishte fituar pak më shumë se gjysmë milioni euro. por, tani thotë se është penduar, por kjo nuk do të mjaftojë për të evituar burgun.
Sigal