I thyejnë xhamin gjyqtarin, dënohen vetëm 1 javë…

108
Përfundimi i ndeshjes me Tiranën, përveç incidenteve me portierin serb Cakoviç, i cili i rrëmbeu flamurin tifozit fierak, që po protestonte në rastin e penalltisë për bardheblutë, është shoqëruar me të tjera probleme. Gjyqtarit të ndeshjes, ndërkombëtarit Enea Jorgji, i kanë thyer xhamin e makinës. Dhe fierakët e kanë kaluar paq në Komisionin e Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit, teksa janë dënuar vetëm me një ndeshje pezullim, si dhe me detyrim për dëmshpërblim ndaj këtij arbitri. Duket si ironike, sepse më pas në të gjitha dënimet e dhëna në kategoritë më të ulëta, Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit është treguar i ashpër. Pra punohet me dy standarde, ndërsa incidenti i Fierit është i njëjtë me atë të Kukësit (?!). Mirëpo, teksa dhe vetë fierakët janë habitur me këtë vendim, teksa prisnin diçka më të ashpër, ky është standardi i vendosur nga drejtësia e futbollit shqiptar. Tashmë i bie që gjithkush të ndërmarrë të tilla veprime ndaj zyrtarëve të ndeshjeve, sepse nuk ka për t’u dënuar…

Vendimet e Komisionit të Disiplinës së Federatës Shqiptare të Futbollit

1) KF Apolonia, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe hyrjen në fushën e lojës të personave të paautorizuar pa shkaktuar akte dhune, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës, si dhe detyrimin e dëmshpërblimit të shkaktuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, bazuar në nenet 64/1.c dhe 65/3.a të KDS-së.

2) KF Kukësi, për hyrjen në fushën e lojës të personave të paautorizuar pa shkaktuar akte dhune, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës, bazuar në nenin 65/3.a të KDS-së

3) Lojtari i KF Kastrioti, Pëllumb Zela, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së..

4) Lojtari i KF Tërbuni, Matko Djarmati, dhe lojtari i KF Ada, Bledar Murati, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet secili me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së..

5) Zyrtari i KF Luftëtari, Dritan Gjoka, për sjellje jo sportive dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së.

6) KF Vora për dështimin e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes, humbet ndeshjen në tavolië me KF Erzeni me rezultatin 3-0, bazuar në nenet 64 dhe 65 të KDS-së.

7) Lojtari i KF Skrapari, Klement Tusha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së.

8) Lojtari i KF Skrapari, Mirel Lamçe, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet 12 muaj pezullim nga aktivitet, bazuar në nenin 49/1.b të KDS-së.

9) Lojtari i KF Skrapari, Neldi Xhizdari, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.e të KDS-së.

10) Lojtari i KF Memaliaj, Xhulio Lala, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së.

11) Lojtari i KF Vllaznia U-17, Alfons Radovani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së

12) Lojtari i KF Laçi U-19, Françesku Thana, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së.

13) Trajneri i ekipit te femrave The Door, Arben Permeza, për sjellje jo sportive, ofendime dhe hyrje në fushën e lojës duke qenë i pezulluar, dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49.2 të KDS-së.

14) Ekipi i Edro Vlora futsall për mosparaqitje në ndeshjen me Tiranën futsall humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS-së.

15) Ekipi i Teuta futsall, për mosparaqitje në ndeshjen me Flamurtarin futsall, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55 të KDS-së.

16) Lojtarët e KF Spartaku, Endrit Dahriu dhe Besmir Kuka, për ofendim ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet secili me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/1.a të KDS-së.

17) KF Kastrioti U-19, për futje të lojtarit të pa federuar në fushën e lojës me KF Porto U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi, bazuar në nenin 54 të KDS-së.