“I shpejtë si era”, ja shkëlqimi dhe rënia e Usain Bolt

558
Nga Agron KAJA
SHKURORËZIMI I BOLT/ Me vendin e dytë në garën e 100 metrave, xhamajkani i ka dhënë fund karrierës 
Ishim mësuar që, në dhjetëvjeçarin e fundit, kur garonte atleti xhamaikan Usain Bolt në 100 metra, të mbanim frymën dhe të ndiqnim garat e tij më të shpejta. Por ka qenë Londra vendi i “shkurorëzimit” të tij, i cili kësisoj ka deklaruar se këtu do ta mbyllë karrierën, pasi nuk mundi të fitojë medaljen e artë në garën e tij të fundit të karrierës, në 100 metra. Në finalen e e së shtunës në Kampionatin Botëror të Atletikës në Londër, ai u rendit në vendin e 3-të, duke u kaluar nga amerikanët Xhastin Getlin dhe Kristian Kolman. Getlin i përshkoi 100 metrat për kohën 9 sek e 92 të qindtat, ndërsa Kolman për 9 sek e 94 të qindtat. Vetë Usain Bolt ishte i qartë se, nuk ishte favorit për garën e fundit të 100 metrave në karrierë, dhe parandjenja e tij doli e drejtë. Edhe pse është në një moshë relativisht të re, vetëm 29 vjeç, sprinteri më i madh i të gjitha kohëve, u përpoq të shfaqej i sigurt në vetvete, por nuk ja arriti. Pretendentët kryesorë, më në fund e mposhtën. Me kohën 9 sek e 92 të qindtat, ishte koha e fituesit, ndërkohë që, 2 të qindtat më pas ishte Koleman, dhe Usain nuk mori më shumë se medaljen e bronzit, me rezultatin 9 sek e 95 të qindtat. E thënë më ndryshe, kjo ishte koha më e mirë e vitit për të, dhe ky fakt tregon shumë, ndërsa në Londër, nuk ishte menduar që të dilet një kampion i vërshëllyer sa Gatlin, i cili edhe pse u zemërua shumë me publikun, u përkul në gjunjë kur shkoi para Boltit. Dhe Bolt tashmë e kuptoi se nuk është më ai, “i shpejtë si era”, dhe e kreu xhiron e nderit, ndoshta me hapat më të vështirë të karrierës së tij, me Gatlinin që gjithashtu respektoi spektatorët duke qarkuar pistën e stadiumit me flamurin amerikan në shpinë. Mijëra njerëz nuk deshën t’i humbisnin këto çaste, për t’i pasur tërësisht personale, edhe pse mund të gjejnë gjithçka në internet brenda pak minutave. Dhe, në këtë mënyrë përfundoi 100 metërshi i fundit i njeriut më të shpejtë në histori, rekordmenit me kohën 9”59, 8 herë Kampion Olimpik dhe 11 herë Kampion Botëror. Por për sytë e të gjithë atyre që duan ta shohin edhe një herë tjetër Boltin në pistë, do të presin ditën e enjte më 10 gusht, në stafetën 4×100 metrave, përpara se ta mbyllë realisht karrierën e tij të lavdishme. Me pak radhë, ky ishte shkëlqimi dhe rënia e Uasain Boltit, emocionet e një largimi, të cilin për gazetën “Telegraf” e solli me një foto edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Gjergj Ruli.
Me kohën 9 sek e 92 të qindtat, ishte koha e fituesit, ndërkohë që, 2 të qindtat më pas ishte Koleman, dhe Usain nuk mori më shumë se medaljen e bronzit, me rezultatin 9 sek e 95 të qindtat. E thënë më ndryshe, kjo ishte koha më e mirë e vitit për të, dhe ky fakt tregon shumë
Usain Bolt
Emri i plotë: Usain St. Leo Bolt
Vendlindja: Xhamajkë
Datëlindja: 21 gusht 1986
Gjatësia: 195 cm
Pesha: 94 kg
Gara e preferuar: 100 m
Garat e tjera dytësore: 200 m, 400 m dhe stafetë 4X100 m.
Rezultatet personale më të mira: Rekord Botëror 100 m: 9.58 (Berlin 2009); Rekord Botëror në 150 m: 14.35 (Mançester 2009); Rekord Botëror në 200 m: 19.19 (Berlin 2009); Rekord Botëror në 300 m: 30.97 (Ostrava 2010); Rekord Botëror në 400 m: 45.28 (Kingston 2007)
Sigal