I shënoi Kristiano Ronaldo, ja vlerësimi për Strakoshen

425
Sigal

Pësoi dy gola, njërin prej të cilëve me 11-metërsh nga Kristiano Ronaldo dhe bashkë me Lacion jetoi humbjen me përmbysje kundër Juventusit. Por pavarësisht kësaj Tomas Strakosha është shpëtuar nga mediat italiane, që e kanë vlerësuar paraqitjen e tij, përtej rezultatit.

“Praktikisht i mungonte mbrojtësi i tretë përpara dhe popos kësaj ioa del mirë. I sigurtë, por nuk mund të imagjinonte një mbrëmje më të mirë, pasi kundër Juventusit dhe Ronaldos nuk ia dalin të gjithë të mos pësojnë në pjesën e parë. Nota 6”, është ky komenti dhe vlerësimi që shoqëron paraqitjen e Tomas Strakoshës.

Në të njëjtin nivel është edhe vlerësimi për portierin tjetër të kombëtares shqiptare, Ertrit Berisha që me Atalantën jetoi ferrin dhe parajsën brenda një ndeshje në barazimin dramatik 3-3 kundër Romës.Berisha pësoi tre gola në epërsinë e trefishtë të romanëve, përpara se skuadra e tij ta mbyllte në barazim.

“Pa faj në golat e pësuar, për pjesën tjetër nuk I duhet të ndrëhyrje. Spektator në pjesën e dytë”, lexohet në komentin që shoqëron notën 6 për Berishën.Nuk ishte një ditë e mirë për Berat Gjimshitin edhe ai titullar me Atalantën.

“Në pjesën e parë nuk kuptohet aspak me kolegët e repartit dhe boshllëku që la në goline Xhekos ishte I madh. Nota e tij rritet, pasi në pjesën e dytë nuk gabon asgjë. Vlerësimi 5.5 për mbrojtësin kuqezi që duket se ka fituar vendin në formacionin e Atalantës.