I riu shqiptar ‘tërbon’ grekët, shënon nga goditje këndi (Video)

458
Sigal

Ish-mesfushori i Luftëtarit, Kristo Minga, i ka surprizuar të gjithë me golin e shënuar në Ligën e Dytë greke. Futbollisti gjirokastrit, i cili aktivizohet me skuadrën e Kallamatës, ka shfrenuar fantazinë duke gjetur rrugën e rrjetës nga kornia.

Skuadra e mesfushorit shqiptar arriti të triumfonte me rezultatin tenistik 9-0 ndaj Eikosimias. Ishte pikërisht Minga ai që hapi serinë e golave me perlën e tij.

 

Goli nga kornia i Kristo Mingës

Kujtojmë që Minga mbajti veshur fanellën e Luftëtarit në pjesën e dytë të sezonit të kaluar, teksa më pas zgjodhi të rikthehej në kampionatin grek.