I pathyeshmi Bufon: Kur të largohem nga futbolli, dua të më “qajnë”

565
Xhanluixhi Bufon vazhdon të shkruajë faqet e historisë së Juventusit. Ditën e djeshme, ai luajti ndeshjen e 100-të me fanellën bardhezi duke u bërë italiani i dytë që prek shifrën e 100-të (Maldini 139). Për më tepër, “Zonja” nuk pëson gol prej 621 minutash dhe meritë të jashtëzakonshme ka legjenda e portës. Edhe dje u tregua i gatshëm në çdo moment duke bërë ndërhyrje vendimtare, por thotë se për këtë punon çdo ditë.
Ju vazhdoni të përmirësoheni nga ndeshja në ndeshje. Kur do të thoni stop?
Unë jam në portë për të treguar vlerat e mia dhe nivelin, pavarësisht moshës dhe kartës së identitetit që kam me vete. Madje, punoj fort dhe bëj maksimumin në fushë që njerëzit të mërziten dhe të thonë që bëra mëkat kur të tërhiqem nga futbolli.

Ishte më e vështirë pritja ndaj Iniestës apo ajo ndaj Mbapesë?
Është e vështirë të zgjedhësh se cila prej tyre ishte më e vështira. E rëndësishme është që u gjenda gati në të dyja rastet dhe atëherë kur skuadra ka nevojë. Kur kjo ndodh, jam i lumtur dhe i kënaqur. Mendoj se të gjithë bëmë një ndeshje të bukur dhe e merituam këtë fitore.

Duhet të largoheshim triumfues dhe pa gola të pësuar nga Monako dhe ia dolëm. Sigurisht që duam të përmirësohemi akoma, sepse ne punojmë dhe stërvitemi për këtë gjë. Nuk dua të përshpejtoj kohën, por dua të pres në momentin e fundit sepse shihet qartazi që na mungon vetëm diçka për të hedhur hapin e madh.

Mendoni që ky është viti i duhur edhe për të fituar “Topin e Artë”?
Nuk më mungon fare dhe s’e mendoj, t’ju them të vërtetën. Unë jam këtu ku jam sepse kam shpenzuar shumë energji, jam stërvitur pa masë për të ruajtur formën time në çdo moment, për të performuar mirë dhe për të luajtur. Ndonjëherë fitoret, kënaqësia për të ndarë suksesin dhe lumturinë me shokët e skuadrës dhe familjarët është gjëja më e bukur që ekziston. Ndoshta edhe “Topi i Artë” nuk mund ta zëvendësojë atë.

Me kë e ndërruat fanellën në fundin e ndeshjes?
Me Mbapenë. Ma kërkoi fanellën dhe unë isha i gatshëm për këtë. Tregohem i gatshëm në çdo moment me të gjithë, sepse është një shenjë respekti nga ana ime, por edhe ata që ma kërkojnë tregojnë respekt ndaj meje. Më kujtohet që kur isha i ri nuk ma shkëmbenin fanellën dhe unë ndihesha keq.

Statistikat / 100 ndeshjet e një legjende
Ndeshja e djeshme ishte shumë e rëndësishme për portierin Xhanluixhi Bufon dhe UEFA i ka dedikuar një hapësirë specifike. Ai ka luajtur 100 sfida në kompeticionin europian duke koleksionuar 47 fitore, 28 barazime dhe 25 humbje.

E ka mbajtur portën 44 herë të paprekur, por ka pësuar 93 gola. Bufon nuk është ndëshkuar kurrë me karton të kuq, ndërkohë që ka marrë vetëm 2 të verdhë gjatë gjithë karrierës së tij.
Sigal