I papërmbajtshëm Messi vendos një tjetër rekord, parakalon Cristiano Ronaldon

478
Sigal

Lionel Messi nuk di të ndalet gjatë këtij sezoni. Ylli argjentinas shënoi edhe dje një super gol nga goditja e dënimit, duke ndezur shpresat për barazimin 4-4 që do të ndodhte vetëm në kohën shtesë ndaj Villarealit.

Ky ishte goli i gjashtë sezonal nga goditja e dënimit për Messin, i cili bëhet i pari futbollist në 5 kampionatet e mëdhenj europiane që shënon të paktën 6 gola nga goditja e dënimit në dy sezone rresht.

Messi regjistron një tjetër fitore të vogël, sepse me golin e shënuar në Villarreal ka mbërritur në kuotën e 415 golave në kampionat. Messi bëhet shënuesi më i mirë në histori, në 5 kampionatet kryesore në Europë, duke lënë pas pikërisht Cristiano Ronaldon, i cili ka shënuar 414 gola.