I pakënaquri Marcelo ndjen nostalgji për Cristiano Ronaldo-n: Ekipit i mungon diçka

567
Sigal

Me lamtumirën e Cristiano Ronaldo, lista e liderëve të pazëvendësueshëm te Real Madrid duket se ka mbetur vetëm me dy lojtarë: kapiteni i madh Sergio Ramos dhe i palodhuri Marcelo, dy “shkëmbinjtë” ku bazohet fortesa e “Los Blancos”.

Lopetegui nuk e mendon në këtë mënyrë. Trajneri e zëvendësoi brazilianin në minutën e 60-të, të ndeshjes së fituar ndaj Girona. Mëngjarashi nuk e mori mirë këtë vendim, për herë të fundit, ai ishte zëvendësuar në tetor të vitit 2017.

Menjëherë pas ndeshjes, Marcelo tha: “Më habiti zëvendësimi, por respektoj vendimin e trajnerit. Mund të kisha vazhduar lojën sepse ndihem në 100% të mundësive të mia. Unë do të doja të luaja gjithmonë.”

Lopetegui duket se nuk e ka nisur mirë në relata me lojtarët, duke parë edhe lënien në stol të Varane, Modric apo Courtois. “Kemi dy portierë shumë të mirë që mund të luajnë në çdo moment. Unë kam parë shumë mirë Keylor në stërvitje, ai ka qenë fantastik dhe jam i kënaqur për të.”

Gjithsesi, Marcelo tregon edhe për nostalgjinë ndaj një shoku të vjetër: “Cristiano Ronaldo është më i miri në botë dhe është e qartë se skuadrës tonë i mungon diçka nga largimi i tij.”