I “pabinduri” Simeone, rrezikon sërish “kafazin”

477
Sigal

Diego Pablo Simeone është padiskutim një nga trajnerët më karizmatik në botën e treningut. Grinda që ai përcjell nga bankina është e jashtëzakonshme, por shpesh i ka sjellë dhe shumë probleme. Simeone e ka të vështirë të kontrollojë emocione dhe të ruaj staturën e tij si trajner, shepesh e shohim të festojë si ultras.

Simeone

Gjesti i tij i fundit në sfidën kundër Juventusit mund ti kushtojë shtrenjtë trajnerit të Atleticos pavarësisht ndjesës së tij. Festimi pas golit të Gimenez bëri xhiron e botës, në kushte të tilla, vështirë të mendosh se Simeone mund ta kalojë paqësisht.

Argjentinasi mund të jetë pjesë e hetimit në Komisionin e Disiplinës duke rrezikuar në këtë mënyrë skualifikimin për ndeshjen e kthimit në Champions kundër Juvnetusit. Ky është varianti më i rëndë, pasi UEFA mund të marrë më shumë kohë për të shqyrtuar këtë çështje duke devijuar në këtë mënyrë transfertën e Torinos, ose në rastin më të mirë mund ta konsiderojnë thjeshtë një festim të ekzagjeruar por jo ofendues.