I ofron stolin dhe 13.5 mln euro në vit, Anglia “çmënuri” për Guardiolen

450
Pep Guardiola është kandidati numër 1 për të zëvendësuar Roy Hodgson në krye të Kombëtares Angleze.Tabloidi britanik The Sun publikon sot ekskluzivisht faktin se drejtuesit e Federatës Angleze kanë nisur kontaktet me trajnerin e Bayernit të cilit i mbaron kontrata në fund të sezonit.
Në Angli po spekulojnë me largimin e trajnerit Hodgson pas përfundimit të Europianit në Francë dhe kanë filluar të kërkojnë zëvendësuesin e tij.Dhe për të marrë një trajner të shumëkërkuar si Guardiola duhet të paguash. Për këtë The Sun zbulon se FA është e gatshme ti ofrojë trajnerit katalanas 13.5 mln euro në vit.
Guardiola ende nuk ka rinovuar me Bayernin edhe pse Rummenige thotë se është optimist për vazhdimësinë e Pep. E ardhmja e Pep është e paqartë dhe ai ka sërish oferta ku mund ti japë fund aventurës 3-vjeçare në Bundesligë. Emrat e tjerë që kanë dalë në skenë për të marrë drejtimin e Anglisë janë Gari Neville dhe Alan Pardew por Guardiola mbetet më i dëshiruari. 
Sigal