I nevrikosur me lojtarët, Guardiola anulon ditën e pushimit

439
Sigal

Pep Guardiola është një perfeksionist i fiksuar dhe fakti që nuk i le asgjë rastësisë rezulton çelsi i karriresës së suksesshme. Këtë e dinë mirë të gjithë futbollistët e tij, të cilët e kanë parë veten të dënuar edhe pse fituan 3-0 në ndeshjen e fundit të kampionatit anglez kundër Fulham.

Pavarësisht suksesit, Guardiolës nuk i kanë pëlqyer disa sjellje të futbollistëve të Mançester Sitit dhe për këtë arsye ka vendosur të anullojë ditën e pushimit që kishte vendosur më parë në axhendën e tij.

“Jam shumë i nevrikosur me lojtarët e mi dhe ata e dinë arsyen. Nuk e duroj dot faktin që bëjnë gabime në gjërat më të thjeshta, një pasim apo një kontroll i topit. Për këtë kemi folur shumë dhe për këtë arsye dua t;i treghoj atyre se mund të përmirësohen”, është shprehur tekniku spanjoll për të shpjeguar vendimin e tij, që sigurisht nuk i ka pëlqyer futbollistëve.

Por kjo gjë nuk ka shqetësuar Guardiolën, që sipas mediave angleze i ka zëvendësuar programet e të besuarve të tij me mbledhje të gjata analizash dhe stërvitje me topin në fushë.

Në pamje të parë duken detaje të parëndësishme, por që I japin të drejtë Guardiolës, pa asnjë dyshim  një nga trajnerët më të mirë të Botës.