I mohoi penalltinë, Reali “kryqëzon” arbitrin Montero

462
Sigal

Reali i Madridit humbi mbrëmjen e djeshme kundër Real Sociedad, por kjo sfidë nuk kaloi pa komente dhe polemika. Kryefjala e përplasjeve ishte arbitri i takimit, Manuera Montero, i cili i mohoi një penallti të pastër skuadrës së “Los Blancos”.

Duket se Reali ka shpejtuar duke shpallur arbitrin si të “padëshiruar”, ndërsa publikoi edhe një video në të cilën shfaqet arbitri në fjalë duke festuar një gol që pësoi Reali kundër Eibarit.

Sjelljet e gjyqtarit janë konsideruar si aspak profesionale dhe mohimin e penalltisë drejtuesit e klubit e kanë quajtur si komplot  ndaj spanjollëve.

Var

Veprimet e tij janë konsideruar të qëllimshme dhe kjo ka zemëruar një pjesë të madhe të sportdashësve, të cilët nuk janë pajtuar me veprimet e arbitrit Montero.