I la jashtë kombëtares, pendohet Samapoli. Në Itali për të takuar Icardi-n dhe Dybala-n

94
Jorge Sampaoli, trajneri i Argjentinës, befasoi jo pak kur la jashtë skuadrës Mauro Icardi-n dhe Paolo Dybala-n në dy ndeshjet e fundit që ‘albiçelestët’ luajtën kundër Italisë dhe Spanjës.
Së fundmi, duket se Samapaoli është penduar për këtë veprim dhe sipas “Radio La Red” tekniku argjentinas do të udhëtojë drejt Italisë për të takuar dy ‘yjet’ e Seria A’.
Ky pendim i Sampaolit besohet të ketë ardhur si pasojë e asaj humbjeje turpëruese 6-2 kundër Spanjës. Duke parë se dy lojtarët po shkëlqejnë me ekipet e tyre respektive, Interin dhe Juventusin, Samapoli ka ndërmend t’u japë mundësinë e fundit lojtarëve për të shkuar në Botërorin e Rusisë.