I hodhi drogë kundërshtarit në gotën e ujit, përjashtohet për 8 vite sportisti japonez

48
Jasuhiro Suzuki i thotë “lamtumirë” Lojrave Olimpike, Tokio 2020. Sportisti nga Japonia është pezulluar për 8 vite nga aktivitet sportive pas një veprimi dëshpërues. Për të siguruar një biletë në “Tokio 2020” në garat me kanoe, kajakeri 32 vjeçar, ka hedhur steroid anabolizues në gotën e ujit të kundërshtarit të tij 25-vjeçarit Seiji Komatsu.
Garën arriti ta fitonte Komatsu, por doli pozitiv në testin e dopingut, duke u skualifikuar nga Kampionati Japonez i Kanoes 2017. 25-vjeçari e mohoi marrjen e drograve dhe për këtë arsye Agjensia Japoneze e Anti-Dopingut nisi një hetim. Ishte vet Jasuhiro Suzuki i cili pranoi veprimin që kishte bërë.
Në një deklaratë për televizionin publik japonez NHK, 35-vjeçari shprehet: “Ai ishte i irrituar dhe nuk mendonte se mund të fitonte.” Federata Japoneze e Kanoes ka konfirmuar se e ka shfuqizuar dënimin e dhënë për 25-vjeçarin Komatsu dhe ka dënuar Jasuhiro Suzukin me 8 vite pezullim nga aktivitetet sportive.