I dështuar në aventurën e tij te Reali i Madridit, Lopetegui refuzohet dhe nga…

430
Sigal

Julen Lopetegui duket se nuk shpëton dot nga “mallkimi” i përfaqësueses së Spanjës.

Pasi dështoi në stolin e Realit e Madridit, për të cilin “braktisi” edhe “La Rojan”, spanjolli merr një tjetër goditje në karrierën e tij si trajner.

Sikurse njofton “Sports Illustrated”, spanjolli është refuzuar edhe nga përfaqësuesja e Amerikës, që po kërkon një trajner me emër për të zëvendësuar Dave Sarachan.

Emri i Lopeteguit ishte dërguar nëpërmjet një ndërmjetësi si alternativë, por që nuk është marrë fare në konsideratë nga drejtuesit e Federatës Amerikane të Futbollit.