I dëmtuar për 4 muaj, Dembélé mund të luajë në Klasiken kundër Real Madridit

476
Edhe pse i dëmtuar për 4 muaj Ousmane Dembélé nuk është përjashtuar plotësisht për ndeshjen kundër Real Madridit, më 23 dhjetor. Së paku, jo për mjekun finlandez, Sakari Orava, i ngarkuar me operacionin e tij. Në deklaratën e bërë, mjeku ka theksuar evolucionin e mirë të riaftësimit të talentit francez të Barcelonës.
“Është më shpejt se sa pritej me rikuperimin. Eshtë e mundur që të luajë kundër Real Madridit, por nuk mund ta garantoj aspak”, – siguroi ai.
Orava ka pohuar se në mes të këtij muaji, Dembelé mund ta prekë topin: “Nëse tani duhet të bëjë një përpjekje të madhe, do të kishim një rrezik për rikthim të dëmtimit, por gjithçka do të duhej të shkonte mirë nëse e merr me lehtësi”. Gjithsesi, askush në klubin e Barçës nuk mendon për përshpejtimin e rishfaqjes së francezit. Rreziqet duhet të jenë minimale dhe garancitë, maksimale.
Sigal