I bëri ballë ofertave faraonike, Lazio “blindon” Milinkoviç-Saviç

448
Sigal

Pasi i bëri ballë ofertave faraonike të klubeve më me zë të momentit, mesfushori  serb, Sergej Milinkoviç-Savic pritet të rinovojë kontratën me Lazion.

Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport” klubi bardhekaltër ka besim të nënshkruajë me Milinkovic me një marrëveshje të re afatgjatë para fundit të shtatorit. Milinkoviç-Saviç shënoi 14 herë dhe dhuroi nëntë asistime gjatë sezonit mbresëlënëse 2017-18 me Lazion.

Muajin e kaluar, presidenti i Lazios, Claudio Lotito tha se mesfushori është lojtari më i mirë i ri në botë në këtë moment dhe pohoi se ai nuk do të shitet për më pak se 100 milionë funte.