Hysaj: Nuk kam frikë ta mbaj shiritin e kapitenit, me Islandën shpresoj të më japë fat

510
Sigal

Pas humbje së rëndë 4-1 në Francë, Shqipëria do të përballet nesër në mbrëmje me Islandën. Kapiteni i kuqezinjve në këtë ndeshje do të jetë Elseid Hysaj, teksa trajneri Reja ka lënë në stol Mërgim Mavrajn. Mbrojtësi shkodran është shprehur i bindur për një rezultat pozitiv.

“Atmosfera nuk është se jemi të gëzuar me rezultatin por të gjithë e dimë se Franca është kampione bote dhe ka lojtarë me shumë vlerë nga Shqipëria, duhet ta harrojmë atë ndeshje se ka skuadër më të fortë se ne, të gjithë do ta kenë, duhet ta harrojmë atë ndeshje, se trajneri na ka dhënë besimin dhe të gjithë jemi të përqendruar te ndeshja e nesërme për të bërë më të mirën. Jam gjithmonë i kënaqur të kem shiritin e kapitenit se është nder të përfaqësosh një komb si Shqipëria, nuk kam frikë ta mbaj, kam fat me ndeshjet se kemi fituar e shpresoj të fitojmë se jemi përgatitur shumë mirë.

Me Francën e dimë të gjithë se kemi pas probleme me zhgënjime, tifozeri e ata që flasin në rrjetet sociale, janë pak ata që ofendojnë, janë të gjithë ata pas kompjuterit që ofendojnë, është normale që një lojtar të gabojë në fushë, nuk është e drejtë të ofendohet e sulmohet kot, ne vijmë këtu jo për të luajtur për para.

Ne vijmë për të dhënë maksimumin, pas ndeshjes me Francën ishim keq se e ndjejmë, ne bëmë lojën tonë, futbolli kështu është. Njerëzit duhet ta dinë të gjithë se nuk besoj se ka njeri që nuk jep 100 për qind me Shqipërinë. Me të vërtetë njerëzit mendonin se mund të fitonim në Francë? Ajo ka lojtarë të cilët janë sa vlera e gjithë ekipit tonë. Kosovës i them thjesht urime dhe të vazhdojnë si janë duke bërë, besoj se ata kanë zjarrin që kishim ne në fillim siç e kishte Kombëtarja kur filluam dhe uroj të vazhdojnë kështu siç janë”, u shpreh Hysaj.