Hysaj – Napolitanëve: Mos u shqetësoni se nuk ua dëmtoj Insinjen me Kombëtaren

525
Elseid Hysaj bëhet gati për një duel shumë të veçantë në ndeshjen e Kombëtares shqiptare ndaj Italisë të premten. Mbrojtësi i përfaqësueses, titullar i padiskutueshëm me kuqezinjtë, mund të ketë si kundërshtar direkt në fushë pikërisht shokun e tij të skuadrës, Lorenco Insinjen.
“Ka ca kohë që ngacmojmë njëri-tjetrin, shpresoj që të luajë se kështu do të argëtohemi pak”, nisi ‘duelin në distancë’ Hysaj, i sigurt se ai do të zbresë në fushën e stadiumit të Palermos, ndërsa shoku i tij i skuadrës mund të jetë në stolin e rezervave.
Në rast se do të vihen përballë njëri-tjetrit, Hysaj beson se mund ta ndalë, meqë e njeh mirë, por u premtoi gjithashtu napolitanëve se nuk do ta teprojë me faulle ndaj shokut të skuadrës.
Insinje hysaj
“Lorenco është shumë i fortë, por unë e njoh më mirë se të tjerët. Rrini të qetë, do të jem i kujdesshëm me faullet, pasi Lorenco na duhet për Napolin”, ishte batuta e Hysajt për fantazistin me të cilin shoqërohet shpesh edhe jashtë fushës së lojës.
Sigal