Hysaj do të mungojë në ndeshjen mes Napolit dhe Sasuolos, shkak dhimbjet fizike në kofshë

528
Elseid Hysaj do të mungojë në ndeshjen e të hënës mes Napolit dhe Sasuolos për shkak të një dëmtimi. Mbrojtësi shqiptar, ka ndjerë dhimbje në kofshë dhe trajneri Mauricio Sarri ka vendosur që ta lërë jashtë për takimin e radhës, me shpresë që ta ketë të gatshëm në ndeshjet vendimtare të javëve të ardhshme si për Serinë A, ashtu edhe për Ligën e Europës.
Hysaj ka filluar të ndjejë shqetësime në kofshe pas ndeshjes së mesjavës në Ligën e Europës ndaj Dinamos së Kievit. Meqenëse mbrojtësi i djathtë cilësohet si një element i domosdoshëm i ekipit dhe kërkohet që të jetë në maksimum për duelin në Europë ndaj Benfikës që do të përcaktojë kualifikimin e skuadrës, atëherë është vendosur që të mos sforcohet në këtë javë.
Ndaj ai parashikohet të lihet pushim ndaj Sasuolos, duke i lënë vendin në fushë Maxhios, për t’u kthyer vetëm kur të jetë në maksimumin e tij. Sarri nuk ka ndër mend ta rrezikojë, aq më shumë për faktin se e cilëson si një prej elementëve kryesorë në skemat e tij.
Sigal