Hyri në depresion pas mashtrimit me 2.5 mln euro, një tjetër nigerian trondit botën e futbollit

194
Pas sensacionit që krijoi historia e ish-futbollistit të Arsenal, Emannuel Eboue, mediat ndërkombëtare janë duke trajtuar dramën e radhës, atë të Wilson Oruma.
Ish-futbollisti i shumë ekipeve në Europë ku spikat aventura me Marseille-n në Francë, për shkak të një mashtrimi që kap vlerën e 2.5 mln eurove ka hyrë në depresion. Wilson u mashtrua nga disa persona të cilët e bindën të investonin në një kompani nafte dhe si rrjedhojë ka humbur logjikën.

Oruma i cili i dha fund karrierës së luajtur në vitin 2010 te ekipi grek i Kavalës shihej nëpër rrugët e qytetit teksa kishte humbur çdo kontakt me ambientin që e rrethonte duke shqetësuar jo vetëm të afërmit e tij, por edhe dashamirësit të cilët e kishin admiruar nigerianin kur luante futboll.
Gjithsesi për 41-vjeçarin duket se ka shpresë pasi vëllai i tij që është kujdesur që prej këtij momenti delikat deklaron se me kurimin që po kryhet në Lagos gjendja e tij po shkon drejt rikuperimit.

Në ndihmë të ish-futbollistin kanë ardhur edhe shokë të skuadrës që ai i ka patur në skuadra të ndryshme si Lens, Samsunspor, Sosho apo Arsejë. Ata po përpiqen të mundësojnë një ndeshje miqësore ku të ardhurat të shkojnë për Oruma-n.