Hykaj mrekullon amerikanët, kandidat për golin e vitit dhe lojtarin më “fair play”

138
Jamir Hyka ka mrekulluar amerikanët me futbollin që ka shfaqur me skuadrën e tij të San Hoze Wrthkuejs. Shqiptari shtatshkurtër si pasojë e aftësive të treguara në fushën e lojës është shpallur kandidat për dy çmimet e fundvitit në Kampionatin Amerikan të Futbollit (MLS).
Mesfushori me tipare të avancuara ka rënë në sy për formën e tij dhe shqiptari është dominuar për dy çmime. Një për lojtarin më “fair play” dhe një tjetër për “golin e vitit”. Një gol i realizuar më 20 maj kundër Dalasit, ku shqiptari u shpall njeriu i ndeshjes, e ka bërë Hykën që të jetë një prej kandidaturave për të triumfuar në çmimin për golin më të bukur të vitit në Amerikë.
Shqiptari është në garë edhe për çmimin tjetër, lojtari më “fair play”. Mesfushori kuqezi është aktivizuar në 30 nga 34 ndeshjet e sezonit të rregullt të San Hoze Wrthkuejks, duke shkaktuar vetëm gjashtë faulle në 1871 minuta lojë, që ai është aktivizuar me skuadrën e tij.