Humbje minimale për korçarët, shpresa kualifikimi

553
MLLADA BOLESLAV-SKËNDERBEU 2-1
Shënues: Chramost 42’, Janos 87’/ Latifi 86’

Ndeshja e djeshme midis Mlladës e Skënderbeut, më shumë u karakterizua si e barabartë në treguesit e organizimit të lojës, ndërkohë që çekët shfrytëzuan dy gabimet e mbrojtjes korçare për të arritur avantazhin. Duke ju referuar kronikës, Mllada kishte disa raste shënimipor që shtylla e portieri Shehi nuk lejuan prekjen e rrjetës. Në fundin e pjesës së parë erdhi goli i parë vendasve, pas një krosi të parrezikshëm nga e majta, mbrojtësi Mici e largon topin në mënyrë amatore, duke ja pasuar sulmuesit Shramot. Pjesa e dytë ishte më e fortë, jo vetëm se u shënuan dy gola, por edhe pse rastet dhe niveli i saj ishin në baraspeshë të plotë. Latifi barazoi në minutën e 86-të, por vetëm 1 minutë zgjati, sepse Janos shënoi fitoren në të 87-ën. Ky rezultat e favorizon Skënderbeun për ndeshjen e kthimit, kualifikimi mbetet i hapur, korçarët me shpresa kualifikimi.
Sigal