Humbja me Norvegjinë, Panuçi: Kam fjetur shumë pak mbrëmë, mora mësime

589
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Kristian Panuçi ka folur pas ndeshjes miqësore me Norvegjinë në ‘Elbasan Arena’, ku Kombëtarja humbi me rezultatin 0-1.
Në deklaratën për media, trajneri tha se në këtë ndeshje u eksperimentuan disa lojtarë të rinj dhe se ai ka fjetur pak mbremë dhe ka marrë shumë mësime për rezultatin.
“Ne zhvilluam disa eksperimente për lojtarë e rinj, nëse disa prej tyre mund te jenë pjesë e ekipit. Nuk më pëlqen asnjëherë të humbas. Kam fjetur shumë pak mbrëmë. Humbja me Norvegjinë ishte një mësim shumë i madh. Isha i vetëdijshëm për lojtarët dhe për miqësoren”- tha Panuçi.
Trajneri tha ndër të tjera se e dinte se do rrezikonte dhe se në ndeshjen e ardhshme me Zvicrën do të bëjë ndryshime.
“Nuk mendoj që i kam djegur 2 dëmtime. Ka bërë mirë Bare, u ndjeva mirë që u konfrontua me kundërshtarin. Në fund të fundit dua ta ndijë. Qakën e pashë të emocionuar. E dija që do të rrezikoja me Mavrajn edhe Ajetit. Po ishte një miqësore. Ramadani bërë mirë. Edhe Lika punon shumë dhe e vlerësoj si një element që mund të jetë pjesë e skuadrës. Natyrisht kam sensacionin që me pak kohë në dispozicion do bëjmë diçka ndryshe. Nuk kthehem mbrapa. Është një opsion për të luajtur 4-3-3. Kam disa ide. Ishte më skuadër kundërshtari. Në miqësoret në Zvicër do të bëjmë disa ndryshime. Unë nuk tërhiqem” – tha Panuci.
Sigal