Humbja me Kroacinë, tifozët godasin me shishe trajnerin e Argjentinës pas ndeshjes

622
Sigal

Trajneri i Argjentinës pati mbrëmjen më të tmerrshme në detyrën e udhëheqësit të ekipit kombëtar.
Jorge Sampaoli përveç se futi ekipin e gabuar në fushë, së paku kështu tregoi rezultati, nuk pati reagim të mirë edhe nga publiku.

Me të përfunduar takimi Sampaoli u godit prej tribunave nga tifozët argjentians në shenjë pakënaqësie, gjithnjë sipas raportimeve të mediave argjentinase.

Media Canal 26 konfirmon se tekniku ishte goditur nga një shishe dhe nuk është ndjerë mirë pas përfundimit të takimit.

Jo vetëm rezultati i thellë prej 3-0, por si duket edhe shishja ka prishur humorin e Sampaolit pas takimit, shkruan tg.

Argjentina gjendet buzë eliminimit dhe pakënaqësia e tifozëve argjentinas është e drejtë pasi ekipi ka nevojë për fitore të Nigerisë dhe më pas të mposhtet pikërisht Nigeria në ndeshjen e fundit të Grupit D.