Humbja e Realit, Zidan: Nuk kam asnjë shpjegim…

573
Kriza e Real Madrid është thelluar pas disfatës ndaj Villarreal. Një tjetër rezultat negativ i Los Blancos megjithëse u munduan përgjatë 90 minutave të kontrollonin ndeshjen dhe të shënonin gol.
Dhe Zidane është dukur shumë i zhgënjyer, më shumë për rezultatin se sa për lojtarët e tij të cilët kanë humbur për të parën herë në Bernabeu ndaj Villarreal, shkruan telesport.
“Nuk e meritonim këtë humbje. Mendoj se luajtëm mirë, por kur topi nuk do të hyjë në portë…
Duhet ta kishim shmangur atë kundërsulm. Është një situatë e vështirë për këdo. Kur ke aq mundësi sa patëm ne atëherë duhet të shënosh. Por topi ndonjëherë nuk do të hyjë, ndodh ndonjëherë por ne po na ndodh më shpesh kohët e fundit.
Është e çuditshme, nuk kam asnjë shpjegim për humbjen e sotme, por ajo që ne mund të bëjmë është të mos dorëzohemi dhe të vazhdojmë të punojmë. Duhet të rikthehemi te fitorja pas çdo ditë situata bëhet më e komplikuar.”
Sigal